Policia greke ka arrestuar 14 persona dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë, si pjesë e një grupi kriminal që shpërndanin kokainë në ishullin e Korfuzit. Mes të arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim janë 11 shtetas shqiptarë, shumë prej të cilëve nga Saranda. Ndër të arrestuarit është edhe një i këkruar nga Interpol Tirana si dhe një ish polic grek.

Sipas policisë greke ky grup kriminal funksiononte prej shtatorit 2022 duke qarkulluar rreth 1.5 kg kokainë, nga të cilat 950 gram janë sekuestruar nga policia. Gjatë operacionit të djeshëm mësohet se janë sekuestruar edhe 1 pistoletë, 5600 euro, 2 automjete dhe 8 celularë.

Disa prej personave të arrestuar mësohet se ndodheshin në burg, të arrestuar më parë. Mes personave të arrestuar është edhe Enivled Aliaj, 39 vjeç nga Saranda.

Enivled Aliaj rezulton i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për veprën penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “dhunë në familje”. Aliaj rezulton i arrestuar edhe më parë në Korfuz në 14 prill 2023, në lidhje me urdhër arrestin e lëshuar nga Shqipëria.

TË ARRESTUARIT

7 SHQIPTARË

Romeo Bici, 38 vjec

Bernard Arapi, 32 vjeca

Edlira Qendro 45 vjec

Enivled Aliaj 39 vjec

Donald Aliaj 36 vjec

Endri Hoxha 32 vjec

Klement Hoxha 42 vjec

7 GREKË

Nikolas Paktitis 39 vjec

Anastasia Simati 25 vjec

Dhimitra Handrinou 29 vjec

Theodhoros Petropulos 31 vjec

Kristoforos Athanasios ish polic grek

Andreas Komianos

Theodhoros Kurkulos

NË KËRKIM: 4 SHQIPTARË

Laert Beleri, 48 vjec

Anest Bino, 35 vjec

Mirel Mustaka, 49 vjec

Miklovan Deneko, 37 vjec

Olena Ivanova, 35 vjec GREKE