Babi 50-vjeçar që vrau kunatin në Greqi pasi i përdhunoi vajzën, ka shprehur vetëm një shqetësim nga burgu.

Sipas avokatit, klienti i tij është i shqetësuar vetëm për fëmijët. Pak ditë më parë babai 50-vjeçar mori vesh për abuzimin seksual që vajza e tij ka përjetuar që në moshën 9 vjeç nga vëllai i gruas së dytë Erjon Pelivani 33-vjeç dhe duke mos duruar këtë fakt, ai ka blerë një armë zjarri dhe e ka vrarë.

33-vjeçari i kishte vënë syrin vajzës së dhëndrit që në moshën 9-vjeçare. Fillimisht, duke përfituar nga mungesa e prindërve teksa ata ishin në punë, ai iu afrua fëmijës dhe e ngacmoi seksualisht. Më pas nisi ta përkëdhelte dhe ta prekte në vende intime. Kur e mitura mbushi 12 vjeç, ka vazhduar ta përdhunojë sistematikisht.

“Klienti im ka kuptuar pasojat e veprimit të tij dhe e vetmja gjë që e shqetëson është e ardhmja e fëmijëve të tij. Ai pyet vetëm për fëmijët e tij dhe shqetësohet se si do të jetojnë pasi ai ishte mbështetës i tyre i vetëm. I ka siguruar jetë dhe i ka mbështetur financiarisht deri më tani”, tha për gegonota.news avokati i autorit, Vasilikos.

18-vjeçarja që akuzoi viktimën 33-vjeçare si zhvatës parash dhe përdhunuese, ka në krah dy motrat e saj. Janë marrë deklarata dhe janë konfirmuar deklaratat e motrës së tyre, ndërsa sipas avokati Vasilikos nga hetimi ka rezultuar se edhe persona të tjerë e kanë ditur se çfarë po ndodhte dhe do të thirren për të dëshmuar.

18-vjeçarja aktualisht po merr mbështetje nga një psikolog për të menaxhuar atë çfarë i ka ndodhur që në fëmijëri, të tashmen dhe të ardhmen e saj dhe seancat intensive do të vazhdojnë.