Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Kodhel të Lezhës, por fatmirësisht ka pasur vetëm dëm materiale.

Në momentin që ka rënë zjarri në banesë ndodheshin 4 persona, ndërsa kryefamiljari, Landi Marku, kishte dale për punë.

Gjithçka që ishte brenda është djegur, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike. Zjarri është parë nga djali i madh që ka zgjuar nënën dhe dy motrat, dhe më pas kanë dalë menjëherë nga shtëpia.

Mesohet se djali ka mbetur i lënduar teksa nxirrte më të vegjlit e shtëpisë, por fatmirësisht janë vetëm djegie të vogla.