Të tjera detaje dalin në dritë nga ekzektutimi i Zabunis, mafiozit grek që u ekzekutua gjatë natës në Athinë.
Viktima 44-vjeç akuzohet për vrasjen e disa personave. Po ashtu, ai akuzohej si ekzekutori i bandës së vëllezërve Vlastos, të vrarë njëri një burg dhe tjetri me atentat të ngjashëm me këtë të sotmin.
Zabunis tentoi ti bënte atentat gjykatëses që po gjykonte vllezërit Vlastos në 2012 por ngjarja u shmang falë ndërhyrjes së policisë.
Vangjelis Zabunis 44 vjeç, anëtar i njohur i mafias greke u ekzekutua natën e kaluar në rrugën “Ilia Iliu” në qendër të Athinës.
Sipas informacioneve të para mbi viktimën u qëlluan të paktën 80-90 plumba duke e lënë të vdekur në vend.
Pak minuta më pas në daljne e Athinës në vendin e quajtur Hajdari u gjet edhe automjeti i autorëve, një fuoristradë e cila rezulton e marrë me qera. Brenda makinës u gjetën edhe 2 kallashnikovë dhe të paktën 1 pistoletë, armë të përdorura gjatë sulmin mbi Zubunin.
Viktima ishte një ndër eksponentët më të rëndësishëm të mafias greke. Para 4 vitesh ai i kishte shpëtuar një atentati ku kishte marrë plagë të rënda, por për fat autorit i ishte bllokuar arma dhe nuk kishte mundur t’i jepte goditjen përfundimtare. Duket se këtë herë autorët ishin të vendosur të mos gabonin ndaj dhe përdorën të paktën 3 armë.
Zubunis ishte ishte arrestuar disa herë dhe ishte në top listën e të dyshuarve për disa sulme ndaj bandave të tjera. Ai merrej edhe me kondrabandë të karburanteve dhe pijeve alkoolike si dhe gjobëvënie.
Policia thotë se ekzekutimi i Vagjeli Zubunis ishte vrasje me pagesë. Autoritet shtojnë atë në listën e gjatë të ekzekutimeve të ndodhura vitet e fundit në luftën e pamëshirshme mes bandave mafioze greke. Në këto banda anëtarë janë edhe shumë shtetas shqiptarë, të cilët shpesh marrin përsiper edhe ekzekutimet dhe shantazhet ndaj bizneseve për t’ju marrë atyre shuma parashë.