Është anuluar fjalimi i presidentit Bajram Begaj para ligjvënësve të Kuvendit. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se si pasojë e kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës, është e pamundur që Begaj të mbajë fjalën e tij në Kuvend.

“I kërkojmë ndjesë presidentit të Republikës, për shkak të situatës së krijuar nga deputetët e opozitës pamundësohet që qytetarët të ndjekin fjalën e tij nga Kuvendi. Vijojmë me çështjet sipas rendit të ditës”- u shpreh Nikolla.

Në pamundësi për të drejtuar mesazhin e tij në nisjen e sesionit të ri parlamentar nga Sall e Kuvendit, presidenti Bajram Begaj do të japë mesazhin për shqiptarët nga selia e Presidencës në orën 18:00.