Në pjesën e parë të ditës, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e intervaleve me kthjellime dhe vranësirave të shpeshta në pothuajse të gjithë territorin, përjashtuar zonat veriore dhe veriperëndimore, ku do të ketë vranësira dhe shira të dobët.

Pas mesditës, pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit duke sjellë reshje shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore.

Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në orët e mëngjesit, por edhe mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C më e ulëta deri në 15°C më e larta në rang vendi. 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 55 km/h me drejtim, kryesisht nga Jugu duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës deri në orët e pasdites do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, duke gjeneruara herë pas here reshje shiu dhe dëbore.

Shirat do të jenë më të dukshëm në zonat perëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit ndërsa në zonat Veriore dhe Lindore reshjet e dëborës do të jenë më prezente.

Të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke u luhatur nga -2 gradë C deri në 5 gradë C. 

Era do të paraqitet mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësi maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor – Jugperëndimor.