Gjykata në Greqi vendosi masën “arrest në shtëpi” për Fatmir Talellarin, 50-vjeçarin që vrau kunatin e tij, pasi mori vesh që i kishte përdhunuar vajzën.

33-vjeçari Erjon Pelivani e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare dhe së fundmi e shantazhonte duke i zhvatur para dhe duke e kërcënuar se do të publikonte video materiale kundër saj.

50-vjeçari, i cili akuzohet për vrasje me dashje, përdorim të armës dhe armëmbajtje, është lënë përkohësisht në arrest shtëpie në shtëpinë e vajzës së tij, deri në momentin që këshilli gjyqësor të vendosë për gjykimin ndaj tij.

Vajzat e Fatmir Talellarit shpërthyen në lot gëzimi pas vendimit për ta liruar me kusht.