Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha i janë drejtuar me një kërkesë prokurorëve të SPAK, për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit.
Ata argumentojnë se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës. Nga gazetaret qe po ndjekin nga afer kete ceshtje mësoet se kërkesa është bërë me 15 janar.
Ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa vazhdon hetimi ndaj nën akuzën korrupsion pasiv, lidhur me çështjen e privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.
Ndonëse në arrest, Berisha nuk i ka ndalur komunikimet me mbështetësit e tij, që mblidhen herë pas herë poshtë pallatit ku deputeti jeton. Në shkelje të ligjit, që e ndalon të flasë me persona të tjerë përveç familjarëve, Berisha ka mbajtur fjalime nga dritarja e apartamentit.