Kryetari i Partisë Demokratike e cilësoi si kurth bllokimin e sotëm të mbledhjes së komisionit për Reformën Zgjedhore.

“Teatri i reformës zgjedhore, me regji të Edi Ramës. Ka një komplot duke nisur nga Edi Rama dhe PS dhe të tjerë që bëjnë sikur shahen ditën dhe natën bëhen pazare të mos e kenë listën e hapur. Në funskion të komplotit krijohet loja me tym dhe pasqyra, hapen lloj lloj debatesh për të hequr vëmendjen tuaj. a keni dëgjuar ndonjë debat nëse janë për lista të hapura apo jo, nëse janë për votim elektronik apo jo? Jo, ky debat nuk ka ndodhur. Debati është zhvendosur përdhunshëm në tema të tjera, jo në thelb të interesit të shqiptarëve. Ka një komplot që deputetët të zgjidhen po me listen e kryetarit. Listat e hapur, barazia e votës. Shfaqja e sotme është tërësisht për të hequr vëmendjen nga çështjet thelbësore për shqiptarët. Do cohet Edi Rama pastaj thotë nuk kemi kohë. Ky është një kurth që nuk do e fusim PD-në. Është mundësia për këdo që nuk sheh interesin e ngushtë, të ndalojë të sillet si një bebe e përkëdhelur që do patjetrën lodrën e vet, të vijë të jap kontributin. Çdo palë të tregojë kartat, për çfarë interesash po luajnë”-u shpreh Basha.