Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Selenicë, ku është gjetur një trup i dekompozuar.

Mësohet se trupi është gjetur pranë lumit Vjosa, në vendin e quajtur Guri i Linecit, nga një banor i fshatit Shkozë. Sipas policisë, trupi ka qëndruar për një kohë të gjatë në atë zonë. Policia ka nisur hetimet, teksa pritet ekspertiza mjekësore për të zbuluar identiteti ne viktimës dhe shkaku ne vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Në buzë të lumit te Vjosës në vendin e quajtur Guri i Linecit , një banorë i fshatit Shkozë të njësisë administrative Sevaster bashkia Selenicë, kanë vërejtur një trup njeriu pothuajse i dekompozuar.

Janë njoftuar policia e Vlorës dhe ajo e Tepelenës pasi zona ku u gjet trupi është në kufi, midis fshatit Shkozë të Vlorës dhe Dorzë të Tepelenës, dhe janë duke u kryer veprimet nga policia e Tepelenës.

Nga këqyrja në vendngjarje e trupit dyshohet se mund të ketë një kohë te gjatë në atë zonë. Policia po kryen veprimet duke marrë në pyetje dhe familjarë të personave te zhdukur.