Ish-kryeminstri Berisha pasi qëndroi rreth 1 orë e 30 minuta para prokurorëve SPAK, tregon për mediat se çfarë ndodhi. Sipas tij ai ka gjetur një atmosferë mortore, ku prokurorët ishin të hutuar dhe nuk i përgjigjeshin dot pyetjeve që ai ia drejtonte.

“Kam ardhur këtu ju thashë të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që kanë ndërtuar me shpifje, falsifikime në të cilën nuk ka asnjë gjë të vërtet vetëm zbatim të porosive politike, ju si strukturë kriminale, do të merrni të gjithë ndëshkimin e merituar. Jam këtu për të shembur piramidën tuaj, për të denoncuar aktet e tuaja antikushtetuese, masat kundër Berishës në shkelje të nenit 73 pika 3 dhe neni 35.

Jam këtu për të denoncuar aktet tuaja antiligjore të turpshme, vendimin për t’i marrë pushtetin parlamentit për llogari të Ramës. Jam këtu për të denoncuar aktin e shëmtuar në refuzim të provave që s’mund të ndodhë kurrë në një vend. Provat e paraqitura nga avokatët ishin shkatërrimtare për ta. Që shembin piramidën e mashtrimit, refuzuan ekspertizën e eksperteve të pavarur që tregojnë shëmtinë e këtij grupi kriminal, Ata refuzuan dokumentet.  I pyeta cili nga ju ka bashkëpunuar me McGonigal si grup i strukturuar me Edi Ramen, kanë bashkëpunuar, janë këtu kriminelët që kanë bashkëpunuar. Unë gjeta aty një atmosferë mortore, domethënë shihnin të hutuar njeri-tjetrin e nuk dinin si të përgjigjeshin, kur përmenda eksponentin kryesor të krimit të organizuar, Ballën, fytyrat u prishën. Ishte vetë degradim që i kanë bërë vetes”, tha Berisha.