Eksperti i bujqësisë Zef Gjeta tha në “Mcn Economy” se numri i gjedhëve dhe të imtave në Shqipëri, krahasuar me tre dekada më parë, është në nivele alarmante.
Sipas tij në Shqipëri është përgjysmuar numri i gjedhëve në krahasim me 3 dekada më parë, ndërsa sot kemi 1/3 e numrit të të imtave.
Gjeta theksoi se ndërhyrja e qeverisë me subvencione duhet të jetë të paktën në nivelet e rajonit.
Fermerët kanë të drejtë por këtu është zinxhiri i prishur. Në Shqipëri s’marrin subvencion të drejtpërdrejtë, dhe krahasuar me vendet e rajonit kostoja është e rritur. Ne kemi ferma të vogla, dhe këto e komplikojnë në atë shkallë saqë prishet zinxhiri. Është një sinjal i fortë alarmi që ne do mbetemi pa qumësht. Pa lekë nuk bëhet kjo punë. Duhet ndërhyrje. Nuk po kërkojnë luks, po kërkojnë të bëhet si në vendet e rajonit. Ne kemi më pak se 1/3 e të imtave krahasuar me 30 vjet më parë. Kjo është kambanë e fortë alarmi. Sot është 3,2 milionë të imëta, ndërkohë që kemi pasur 5,6.
Ka 33 vjet që bujqësia merr më pak se 1 për qind të buxhetit vjetor. Shumica e fermerëve janë në kufij të mbijetesës. Është një ndryshim me 30 për qind të çmimit. Kurrkund në botë s’ka kapërcime të tilla të çmimit. Janë shifra alarmante dhe frikësuese. Përpunuesit janë të organizuar dhe e gjejnë fjalën. Alarmi është që kemi gjysmën e gjedhëve, krahasuar me tre dekada më parë, kemi 1/3 e të imëtave krahasuar me tre dekada më parë dhe ne hamë në lokale mish nga Zelanda e Re”.