Do duhej të ishte një ndeshje përgatitore, por sfida mes Butrintit dhe Memaliajt ka degraduar në sherr që përfundoi me lojtarin e sarandiotëve në urgjencën e spitalit.

Trajneri i Butrintit, Neritan Novi ka bërë për spital lojtarin që drejton, Albi Selimaj. Shkak është bërë një konflikt mes tyre dhe një të afërmi të lojtarit në pushimin e ndeshjes. 22-vjeçari është konfliktuar me Novin, teksa më pas në ambientet e stadiumit “Andon Lapa” në sherr është përfshirë edhe drejtori i klubit.

Pas sherrit me trajnerin, 22-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme. Një skandal i vërtetë në Sarandë, ku pikë së pari sporti është edukim për të gjithë.