Një 44-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në fshatin Dhivër Bashkia Finiq.
Niko Kiço kishte ardhur nga Greqia ku jetonte së bashku me familjen e tij vetëm përpara pak kohësh.
Kiço dyshohet se është përdorues droge.
Sakaq, policia e Sarandës ka nisur hetimet për rastin, ndërkohë që shkaku i vdekjes pritet të zbardhet nga ekspertiza mjeko-ligjore.