Një aksident ka ndodhur gjatë natës në aksin Gjirokastër-Mashkullorë.

Tre të plagosurit gjenden në spitalin e Gjirokastrës. Një burrë dhe një grua çift që udhëtonin me një mjet tip Benz dhe një burrë me një mjet tip Golf.

Mendohet se shkak është shpejtësia tej normave, policia po heton shkaqet.

Informacion zyrtar!

-Rreth orës 22:45, në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit- Gjirokastër”, automjeti me drejtues shtetasin F. K., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. K., 31 vjeç. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, shtetasja A. M., 23 vjeçe. Të tre të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital.

-Pasditen e djeshme, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. K., 63 vjeç, në fshatin Asim Zeneli. Si pasojë, ka patur vetëm dëme materiale.

-Ditën e djeshme, në banesën e saj në Tepelenë, dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve që përdorte, një shtetase 62 vjeçe. Ajo aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, në spitalin e Tiranës.

Grupe të posaçme hetimore po punojnë për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e 3 rasteve.