Në një bilanc të 98 operacioneve të kryera gjatë muajit janar në të gjithë vendin, Policia e Shtetit thotë se arrestoi mbi 930 persona, sekuestroi 46 armë zjarri dhe 1400 kg drogë.
Gjatë operacionit “Tempulli” me fokus goditjen e shpërndarësve të drogës pranë shkollave, lokaleve dhe në rrugica të lagjes janë arrestuar 563 persona e janë sekuestruar rreth 800 kilogramë drogë.
Në megaoperacionin “Tempulli 2”, përfunduan në pranga 301 persona, u goditën 11 grupe kriminale dhe u sekuestruan 585 kilogramë kanabis kokainë e heroinë.
“Sundimi i ligjit” arriti të çojë në pranga 14 persona të kërkuar ndërkombëtarisht, dhe 59 persona që ishin shpallur në kërkim brenda vendit.
Policia thotë se zbardhi 83 ngjarje kriminale kryesisht vjedhje, vendosje tritoli e djegie makinash, u goditën 14 raste kontrabandë mallrash, 15 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe mbi 70 raste të krimeve mjedisore.
“U sekuestruan 7 mina me telekomandë, e u parandaluan vrasje të planifikuara me këto mjet”, njofton policia.
Sa i përket Policisë rrugore, në një muaj në vend janë arrestuar 179 shoferë për shkelje dhe janë pezulluar rreth 300 patenta.
‘Sundimi i Ligjit’ për muajin janar”
-u kapën 14 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 59 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar;
-u sekuestruan 7 mina me telekomandë, gjatë operacioneve “Safe City”, “Neë Start” dhe “Brothers”, në Mirditë, Lezhë dhe Tiranë. Nëpërmjet këtyre operacioneve, Policia parandaloi ngjarje të rënda kriminale kundër personit. Ndërkaq, forca parandaluese e Policisë dhe reagimi i menjëhershëm për njoftimet e qytetarëve parandaluan dhe përshkallëzimin e 8 konflikteve, kryesisht: në familje, me mjete prerëse ose për motive pronësie.
-u sekuestruan 18 armë zjarri në të gjithë vendin dhe një arsenal në Fier, në kuadër të operacionit “Risku”, i përbërë nga: mitraloz, bomba dore, radio, GPS dhe nga një sasi e madhe municioni të kalibrave të ndryshëm;
-u finalizuan operacionet “Taksisti”, në Korçë dhe “Çikago”, në Tiranë, të cilat goditën veprimtaritë kriminale të trafikimit të cannabisit dhe armëve të zjarrit, nga Shqipëria në RMV ose nga ShBA në Shqipëri. 13.2 kg cannabis, 1 kallashnikov dhe 8000 euro u sekuestruan nga të dyja operacionet;
-u zbardhën 83 ngjarje kriminale, konkretisht: ✔79 vjedhje, disa prej tyre me dhunë ose me thyerje, ✔vendosja e eksplozivit në një banesë dhe në një biznes në Dibër, si dhe ✔2 raste të djegies së automjeteve në Tiranë;
-u goditën 14 raste të kontrabandës me mallra si: fishekzjarre, puro, bizhuteri floriri, celularë, bagëti, veshje dhe produkte të tjera;
-u goditën 15 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kryesisht baste sportive, në lokale;
-u evidentuan dhe goditën 71 raste të krimeve mjedisore, si: ndërtime të paligjshme, shpërdorim të tokës dhe prerje të paligjshme të pyjeve.
Ndërkohë, në Valbonë, mal të Korabit, Hot dhe në Kurbin iu dha ndihmë 7 shtetasve shqiptarë dhe të huaj, të cilëve iu rrezikuan jetët nga bllokimi për shkaqe të ndryshme.
Policia Rrugore dhe makinat inteligjente kanë qenë prezente gjatë këtij muaji, në të gjitha akset e vendit, me qëllimet e vetme: parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës.
Si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera:
Janë vënë në pranga 179 drejtues mjetesh, nga të cilët 137 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 42 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.
Janë pezulluar 293 leje drejtimi, nga të cilat 124 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 88 për drejtim mjeti, nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 81 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.
Ndërkaq, Policia Kufitare ka goditur:
55 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit;
6 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin;
8 raste të kontrabandimit të mallrave;
5 raste të braktisjes së të miturve.