Ka zgjatur vetëm 18 minuta seanca e sotme parlamentare pasi disa nga deputetët e Grupit Bardhi dhe Berisha që arritën të futeshin në seancë përsëritën skenarin e kaosit duke tentuar të pengojnë deputetët e maxhorancës të flasin në foltore.

Fillimisht pati përplasje në hyrje të kuvendit pasi gardistët nuk lejuan deputetët e përjashtuar të hynin në Kuvend. Pasi disa deputetë të opozitës arritën të futeshin u përpoqën të ndalonin deputetët e maxhorancës por garda nuk i lejoi.

“Turp! Turp! Thërrisnin ata 

Turp tju vijë juve që pengoni fjalën e kolegëve’ u tha Nikolla. Në seancën që zgjati vetëm 18minuta i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama. Ndërkohë një grup protestuesish janë mbledhur para kuvendit.