Policia e shtetit zbardh dhe shpëthimin e ndodhur tek noteria në zonën e Ish Bllokut dhe arreston autorët. Drejtori i policisë thotë se kemi të bëjmë me një krim të kryer me pagesë.

“Nga hetimi i deritanishëm dhe analiza e autorëve ka rezultuar se kanë kryer këtë kundrejt pagesës vijon puna hetimore për të evidentuar porositës” tha drejtori i policise. 

Njoftimi i policise 

Po më datë 04.02.2024, nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, u finalizua operacioni policor i koduar “POROSIA”, në kuadër të të cilit u dokumentua me prova ligjore ngjarja e ndodhur më datë 30.01.2024, në një zyrë noteriale në rrugën “Perlat rexhepi”, ku ka shpërthyer lëndë plasëse.  

 Në kuadër të këtij operacioni, u ndaluan shtetasit:

1. Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër;

2. Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës;

3. Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu u shpallën ne kërkim 2 shtetas.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 30.01.2024, kanë vendosur sasi lënde plasëse në një zyrë noteriale dhe pas ngjarjes, autorët kanë lëvizur me motomjetin e shtetasit Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të shtetasit Korrado Katana.     

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 05.10.2023, në rrugën “Prokop Mima”, ku në lokalin e shtetases Sh. Gj., është vendosur një sasi lënde eksplozive.