Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, është qëlluar me armë zjarri makina tip ‘Citroen’ në pronësi të Selami Brahimit. Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit, ndërsa makina ka qënë e ndaluar në momentin e të shtënave.
Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Selami Brahimi.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.