Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. K., 30 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj mbesës së saj 8-vjeçare.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. K., 56 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në rrugën “18-shtatori”, automjeti që drejtonte ky shtetas, ka goditur një 7-vjeçare (këmbësore), banuese në Gjirokastër, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Mesditën e djeshme, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, banesa e shtetasit R. A., 48 vjeç, në lagjen “Zinxhira”. Nga ngjarja ka vetëm dëme materiale. Po punohet për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.