Mbahet sot seanca e radhës në GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gazetarët që e ndjekin nga afër raportojnë se avokatët e Berishës kanë mbërritur në GJKKO.
Avokatët edhe në seancën e kaluar dështuan që të hapnin procesin, përderisa gjatë apelit të palëve gjykata vërtet konstatoi që ishin njoftuar dy avokatët mbrojtës dhe SPAK, duke thënë që nuk plotësohen kushtet që Berisha të shkojë në parlament, u vu re se ai nuk ishte njoftuar për të pasur dijeni mbi këtë proces.