Në analizën që po kryhet në Asamblenë Kombëtare të PS, Edi Rama ka pasur qëndrim kritik ndaj degës së PS në Kavajë, pasi ka gjykuar se nuk është punuar siç duhet.

Kavaja është një ndër bashkitë që PS humbi në zgjedhjet lokale. Rama ka kërkuar një listë të të gjithë anëtarëve të Asamblesë të degës së Kavajës, të cilët nuk kanë pasur rezultateve në terren.

Rama është shprehur kritik edhe ndaj deputetes Olta Xhacka, duke thënë se nuk ka qene ekzistente në rrjetet sociale pasi u larguar nga posti i ministres. Analiza ka nisur me Tiranën, më pas Berati, Shkodra, Lezha e Fieri.