Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare Socialiste dha një deklaratë për media.
“Nga 15 prilli do të përgatitemi për zgjedhjet. Jemi në funksion të objektivit që në zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren më shembullore të të gjithë proceseve zgjedhore. Kemi konstatuar që në këtë proces kanë marrë pjesë mbi 55 mijë anëtarë të PS, ka pasur një sërë problematikash të lidhura me organizimin, me të gjithë anëtarët, duke pasur parasysh lëvizjet demografike. Nuk jemi nxituar me anëtarësimet. Unë kam pakënaqësi me çdo gjë që bëj vetë dhe PS, kjo pakënaqësi më ka çuar përpara dhe shyqyr që e kemi dhe bashkëjetojmë me nevojën për të qenë të pakënaqur”, tha Rama.
A kanë pasur persona që rrezikojnë të prishin unitetin?
Është një këtu afër sepse çdo procesi i duhet një hudhër.
Ndërsa e konsideroi një mbledhje pozitive, ai theksoi se pati qasje vetëkritike nga të gjithë së bashku duke nisur nga ai vetë.
Rama: Nuk e di çfarë ka rrjedhur, ne dëgjonim shiun që binte me furi por nuk rrodhi gjë brenda. Ne kemi bërë një mbledhje të gjatë me diskutime të shumta me shumë anëtarë, mbledhje pune dhe në një mbledhje pune ka ballafaqime me fakte, opinione të mbledhura në një proces shumë kapilar që kemi nisur, shqetësime që vijnë, zgjedhës që e kanë votuar ose jo PS, nëse mund të flasim për kritika do të thosha që ka pasur një qasje vetëkritike nga të gjithë së bashku duke nisur nga unë, mos i besoni shumë mënyrës së si rrjedhin gjërat që duhen verifikuar në burim, jam këtu bashkë me sekretarin e përgjithshëm, jemi shumë të kënaqur sepse kanë dalë shumë gjëra për të marrë parasysh, kemi miratuar planin e veprimit 15 shkurt-15 mars, kur fillojnë zgjedhet në organizatën tonë. Për të parë ecurinë e procesit që zhvillohet gjatë këtij muaji, do të hyjmë në process, 15 prill përfundojnë zgjedhjet 1 anëtar një votë në kongres në muajin qershor, jemi sipas parashikimeve në funksion të objektivit që zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren gjatë këtij procesi.
Kujtojmë se sot kryesocialisti Rama mblodhi Asamblenë Kombëtare të partisë duke kaluar në skaner situatën dhe performancën e të gjitha organizatave në bazë.
Nga asambleja me dyer të mbyllura Edi Rama citohet të ketë delaruar se “Askush prej anëtarëve të asamblesë nuk duhet të thotë se PS do të vijojë të fuqizohet përmes punësimeve”.
Edi Rama në ndërhyrjet e tija të herëpashershme, pas çdo raportimi, ka shprehur shqetësimin e mos përfshirjes sa duhet në rrjetet sociale, nga anëtarët e Asamblesë, përfshi drejtuesit politik në qarqe.
Drejtuesit e qarqeve kanë evidentuar problematika të ndryshme dhe janë lënë detyra për t’u korrigjuar.
Në një prononcim më herët për mediet pas zbritjes nga autokolona, Rama theksoi se në këtë Asamble nuk do të ketë ndryshime, por se do të bëhet një analizë të situatës ku ndodhet partia. Rreth 400 anëtarët e Asamblesë, përfshi kryeministrin Rama, ministrat dhe deputetët janë pjesë e takimit të sotëm me dyer të mbyllura të Asamblesë së PS. Në një njoftim gjatë ditës së djeshme, anëtarëve iu komunikua se pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat do të konsiderohen të pajustifikuara
Asambleja e ardhshme socialiste do të mbahet më 16 Mars në Durrës.