Kryeministri Edi Rama së bashku me ish-kryeministrin e Anglisë Tony Blair u bënë bashkë në Dubai për të folur në Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave qeverisëse.

Kryeministri Rama solli eksperiencën e Shqipërisë dhe përpjekjet e qeverisë në ofrimin e shërbimeve dixhitale kur u pyet  nga miku i tij Tony Blair se Inteligjenca Artificiale është një revolucion më vete dhe si Shqipëria po ndërton një infrastrukturë digjitale.

“Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por sistemi korrupton njerëzit. Transfuzojmë  legjislacionin e BE, më shumë se 4 mijë akte ligjore dhe nënligjore. Dolëm nga një terr shumë i gjatë, ishim Koreja e Veriut të Evropës, të izoluar, ishim të vetmuar në një varfëri që sot më duket e pamundur nga një izolim i jashtëzakonshëm, ajo çfarë mësuam me mundim është që sistemin mund ta ndryshosh brenda ditëve por infrastrukturat nuk i ndërton dot as për vite të tëra”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tregoi edhe përpjekjet konstante të qeverisë me Microft për sigurinë e të dhënave dhe avancimin e mëtejshëm në përdorimin e  inteligjencës artificiale.