Seanca e sotme parlamentare ka shënuar një tjetër incident mes deputetëve të opozitës të pozicionuar te Rithemelimi dhe PD-ja.
Arbi Agalliu, pjesë e deputetëve mbështetës të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha kërkoi që të ishte i pranishëm në seancë kryeministri Rama për të zhvilluar interpelancën sipas rendit të ditës.
Por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla deklaroi se Rama ia kishte deleguar ministres Spiropali përgjigjen për interpelancën, çka nuk u pranua nga Agalliu.
Teksa Agalliu po fliste nga vendi, Elda Hoti ka shkuar dhe i ka tërhequr kartën dhe mikrofonin deputetit të Bashës, duke bërë që zëri i tij të mos dëgjohet në sallë.