Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Ankara ka vizituar dhe muazoleumin e “Mustafa Kemal Atatürk” për të nderuar figurën e liderit të luftës turke për pavarësi.
“Ankara, Turqi – Në Anitkabir, Mauzoleumin e “Mustafa Kemal Atatürk” për të nderuar figurën e reformatorit të madh, lider i Luftës Turke për Pavarësi, si dhe themelues e President i parë i Republikës së Turqisë”, shkruan Rama.
Në mbledhje do të shqyrtohen aspektet e marrëdhënieve Turqi- Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
“Gjatë diskutimeve me Shqipërinë, aleatin e NATO-s, do të shkëmbehen ide mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, mbi bazën e mirëkuptimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftimin zyrtar.