Në dyvjetorin e fillimit të agresionit rus në Ukrainë, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë thirrje për përpjekje më të mëdha të Europës dhe Gjermanisë për një mbrojtje më efektive. Rusia shkel “çdo ditë me këmbë” parimin bazë, që kufijtë nuk ndryshohen me dhunë, tha kancelari gjerman në mesazhin e tij javor me video.
“Rusia nuk sulmon me këtë vetëm Ukrainën, por shkatërron rendin e paqes në Europë” Kancelari theksoi, se pikërisht për këtë arsye mbështetet Ukraina, “madje sa kohë të jetë e nevojshme”. “Dhe ne, Gjermania dhe Europa, bëjmë më shumë, duhet të bëjmë më shumë, me qëllim që të mbrohemi me efektivitet.”
“…që askush të mos guxojë të na sulmojë”
Në dy vjetorin e sulmit rus ndaj Ukrainës, Scholz bëri thirrje për nevojën e kthimit tek një politikë e frikësimit. Fjalët si “frikësim”, dhe “aftësi për mbrojtje” janë “fjalë të pazakonta për disa nga goja e një kancelari federal”, theksoi Scholz. Ato nënkuptojnë një detyrë të rëndësishme.”Së bashku me aleatët tanë ne duhet të jemi kaq të fortë, sa askush të mos guxojë të na sulmojë. Kështu ne kujdesemi për sigurinë tonë. Dhe kështu ne mbrojmë paqen në Europë.”
Për kancelarin gjerman, garancia më e mirë për këtë mbetet NATO, dhe “kjo në të dyja anët e Atlantikut”, theksoi Scholz. Gjermania po e forcon Bundeswehrin dhe mbrojtjen e Europës. “Ky është kontributi ynë për një NATO të fortë.” Me këtë kancelari gjerman në mënyrë jo të drejtpërdrejtë iu referua debatit që nxiti ish-presidenti Trump për shpenzimet e vendeve të NATO-s. Vendet që nuk paguajnë kuotat e duhura nuk do t’i mbroja, tha Trump në një aktivitet zgjedhor. Kancelari Scholz theksoi, se Gjermania investon këtë vit për herë të parë prej dy dekadash 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, dhe “kështu do të mbetet edhe në vitet dhe dhjetëvjeçarët e ardhshëm”. Në të njëjtën kohë, Scholz pranoi, se ushtria gjermane është injoruar për një kohë shumë të gjatë. “Që me ndryshimin e epokave kjo ka marrë fund”, tha Scholz duke iu referuar konceptit të tij të “ndryshimit të epokave” të përdorur në fjalimin në Bundestag më 27 shkurt 2022, pas fillimit të agresionit rus. Scholz në atë fjalim bëri të ditur një fond të posaçëm prej 100 miliardë eurosh për Bundeswehrin, citon