Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të Shtunë në Madrid të Spanjës. Siç ka njoftuar vetë në rrjetin e tij social Facebook, kreu i qeverisë ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Internacionales Socialiste.

Rama shkruan krahas fotove, se në këtë takim u morën një sërë vendimesh me rëndësi.

“Në takimin e Këshillit të Internacionales Socialiste ku nën udhëheqjen e Presidentit të IS, kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez, morëm një sërë vendimesh të rëndësishme”, thotë kryesocialisti.

Me moton “socializmi që fiton”, duket se krerët e partive të majta në Europë janë të përkushtuar në koordinimin me njëri-tjetrin.