Të sëmurët me astmë prej 4 muajsh po përballem me mungesën e ventolinës që është jetike për ta. Ende nuk kanë marrë një përgjigje se përse depot kanë mungesë ë për pasojë as qytetarët.

Qytetarët astmatikë që janë në pritje prej 4 muajsh të Ventolinës, do të presin ende pasi farmacitë janë të boshatisura. Sot që flasim, në asnjë farmaci në rang vendi nuk ka gjendje. Ndonëse është një produkt tejet i rëndësishëm për këta pacientë, vetë farmacitë tregojnë se mungon.

Toma tregon rëndësinë dhe moshën e pacientëve që e përdorin këtë produkt farmaceutik.

Por si procedohet me pacientin nga mjeku kur ka mungesë te këtij medikamenti dhe çfarë mjekimi alternativ i jepet pacientit?

Ventolina përdoret edhe për trajtimin e disa patologjive të sëmundjeve pulmonare kronike.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Urdhëri i Farmacistëve e  konfirmojnë mungesën e Ventolinës ndërkohë që ministria e shëndetësisë dhe e mbrojtës sociale, për nuk i është përgjigjur interesimit të Euronews Albania.