Policia Rrugore e Gjirokastrës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë muajit shkurt 2024, janë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, janë proceduar në gjendje të lirë 3 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit, si dhe janë pezulluar 13 leje drejtimi.

Kontrollet e shërbimeve të Policisë Rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllime: parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse.

Në këtë kuadër, gjatë muajit shkurt, janë ndëshkuar administrativisht në total, 1579 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

✅369 drejtues mjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtrim me sinjalistikën rrugore;

✅ 292 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

✅ 129 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

✅ 492 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

✅ 297 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia e Rrugore e Gjirokastrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.