Rreth orës 10:00, në liqenin e Viroit, është konstatuar trupi i pajetë i shtetases Idajete Koteli 66 vjeçe, banuese në Manalat, me probleme mendore, e cila dyshohet se është vetëhedhur në liqen.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë nxjerrë trupin e pajetë, nga liqeni.
Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.