Sot, rreth 30 mijë mësues në të gjithë Shqipërinë festojnë 7 marsin. Dita e 7 Marsit, është kthyer në një festë për mësuesit dhe arsimtarët.
Kjo ditë festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri.
Në këtë ditë të shënuar, nxënësit nuk harrojnë dhe një dhuratë mësuesit. Lule, kartolina, por edhe dhuratat të tjera, përfshirë edhe zarfe me lekë.
Urime kanë ardhur edhe nga klasa politike, kryeministri Rama e ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu. Nga ana tjetër, kreu i PL ngre shqetësimin për paga më të mira për mësuesit.
Si sot 137 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare.