Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët e majtë e të djathtë në Shkodër, ku do të bëhet një analizë e thelluar për punën e bërë.
Mbledhja do të mbahet pranë stadiumit ‘Loro Boriçi’, ndërsa ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu në mbledhje kanë mbërritur edhe kryebashkiakët e Berishës, Hilë Curri kreu i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Rrok Dodja, kreu i bashkisë Pukë, Fisnik Qosja, kreu i bashkisë Kavajë, si dhe kreu i bashkisë Mirditë Albert Melyshi.
Pritet që të bëhet një analizë e thellë financiare dhe në ‘sitë’ do të kalojnë edhe projektet e BE, shërbimet, si edhe burimet njerëzore.
Ndërkohë, në orën 12:00 është parashikuar një tryezë e hapur me anëtarë të kabinetet qeveritar, kryebashkiakë dhe drejtues të agjencive, mbi disa tema, si shëndetësia, bujqësia, arsimi, mjedisi, siguria, infrastruktura etj.
Në fund do jepen edhe disa propozime për problematikat e paraqitura në këtë mbledhje, ndërsa takimi do mbyllet rreth orës 17:30 me fjalën e kryeministrit Rama.