Një sherr ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Fierit. Disa persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike një prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur tjetrin.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të hëne në orën 11:30, në bulevardin ‘Jakov Xoxa’. Policia thotë se Florjan Muka, 18-vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Grei Bihuci, 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Ndërkohë në spitalin e Fierit ka përfunduar i plagosur edhe O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve sherri ka nisur në një lokal në qendër të Fierit.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.