Sot nis konkursi Kombëtar për Gjuhën Shqipe.

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale tregon se mbi 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta do të marrin pjesë.

Ky konkurs, zhvillohet për herë të parë nga Ministria e Arsimit, ku Manastirliu është shprehur se synon të nxisë ndjenjën e krenarisë dhe përkatësisë tek fëmijët që në moshë të vogël, duke motivuar të zbulojnë thellësitë e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

“Mbi 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta nga e gjithë Shqipëria “takohen” sot me nisjen e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqip”, shkruan Rama.