Roja bregdetare e Turqisë i shpëtoi dy emigrantë në det në provincën turke Çanakala, ndërsa dy të tjerë ia dolën të mbërrijnë vetë në bregdet, tha guvernatori Ilhami Aktas, sipas REL.
Nuk dihet se sa njerëz ishin në varkë kur ajo u fundos, ndërsa roja bregdetare i vazhdoi kërkimet në atë zonë, tha ai.
Aktas tha për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu se katër nga të mbyturit ishin foshnje ose fëmijë.
Dhjetë anije dhe dy helikopterë të rojës bregdetare turke u përfshinë në misionin për kërkimin dhe shpëtimin e emigrantëve, sipas Anadolut.
Megjithëse numri i tyre ka rënë në vitet e fundit, emigrantët kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika shpesh largohen nga Turqia në përpjekje për të shkuar në Greqi, në kërkim të një jete më të mirë në vendet evropiane.
Disa emigrantë që largohen nga Turqia tentojnë të lundrojnë edhe drejt Italisë.
Roja bregdetare turke tha se i kapi së paku 93 emigrantë duke tentuar të largohen nga bregdeti turk me vakra këtë javë.