Tre automjete janë përfshirë në një aksident në bypassin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër.

Në përplasja ka ndërruar jetë në vend një shoferja e njërës prej makinave të përfshira në aksident ndërkohë që janë lënduar tre të tjerë.

Këta të fundit janë përcjellë për në Spitalin e Gjirokastrës për t’u trajtuar, por mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rruge si pasojë e shiut.

Vetëm pak minuta më vonë mësohet se jetët e humbura shkon në 4

Rëndohet bilanci i aksidentit të rëndë në Tepelenë. Pasi u raportua fillimisht për një jetë të humbur, tashmë numri i viktimave ka shkuar në 4. Në aksident u përfshinë 3 automjete. Ndërkohë që raportohet se të plagosurit janë 5 persona, të cilët ndodhen në spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i policisë

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.