Ka zgjatur gati 2 orë mbledhja e grupit të PS-së mbledhur sot në kryesinë e Kuvendit. I pranishëm ka qenë dhe kryeministri Edi Rama Rama nuk ka folur lidhur me bisedimet me Rithemelimin për normalizimin e situatës në Kuvend por ia ka kaluar si detyrë Bledi Çuçit kryetarit të grupit parlamentar.
Ky i fundit ka refuzuar ti quajë bisedimet ‘marrëveshje’ apo ‘negociatë’ (Pra dhënie në këmbim të diçkaje) por se nuk mund ti mohohej e drejta e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor.
“Nuk ka pasur marrëveshje por është tentuar dialog. Nuk do të krijohet ndonjë nënkomision ose strukturë e posaçme në kuvend. Në komisionin e ligjeve, një mekanizëm dialogu për ligjet që duan 3/5 e votave” ka thene Çuçi.
Në fjalën drejtuar deputetëve kryeministri Rama kërkoi që të vijohet puna me Organizatat Socialiste në terren dhe të intensifikohet komunikimi me anëtarët e këtyre organizatave dhe qytetarët në çdo zonë.
Ndërkohë amnistia javën tjetër pritet të kalojë në Kuvend
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në mbledhjen e Grupit të PS, që u zhvillua sot në Kryesinë e Kuvendit.
Në këto foto shihni momentin kur kryesocialisti, po largohet nga mbledhja, por ministri i drejtësisë ‘i ndërpret rrugën’.
Ata shihen teksa diskutojnë bashkë në përfundim të mbledhjes së grupit.