Policia ka arrestuar në Kakavijë 58-vjeçarin Alfred Lelaj. Ky i fundit u arrestua, pasi ishte shpallur në kërkim.

Lelaj ishte në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumeteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Kontrolle dhe verifikime intensive po kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim.

Tentoi të hynte në Shqipëri, nëpërmjet PKK Kakavije, ndërkohë që ishte në kërkim, i dënuar me burgim për falsifikim, ndalohet 58-vjeçari.

Ndalimi i këtij shtetasi, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavije.

Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Policisë Kufitare të PKK Kakavije dhe specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, për një shtetas të shpallur në kërkim, në hyrje të Shqipërisë, u ndalua shtetasi Alfred Lelaj, 58 vjeç.

58-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumeteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.