Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie për aferën për aferën ‘Partizani’, që të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.
Argumentimi i SPAK është se ushtrimi i mandatit të fituar nga zgjedhjet për në Kuvend konsiderohet si e papajtueshme siç është e papajtueshme edhe për çdo qytetar tjetër që i nënshtrohet masës ‘arrest shtëpie’, e drejta për të shkuar në punë dhe se për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi vlejnë rregullat e caktuara për paraburgimin.
Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK.
Vijon…