Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha e konsideron shkelje të Kushtetutës vendimin e Apelit të Posaçëm.
“U vërtetua shkelja e Kushtetutës, shkelmimi i saj, nga shkalla e parë dhe Apeli, këta sy që s’shikojnë, e këta veshë që s’dëgjojnë, me regji, këta kanë shkelur kushtetutën se zoti Berisha nuk është një punëmarrës, rastet kur mandati mbaron apo ndërpritet, dhënien e lejes është një kërkesë e pjesshme, ne e kemi bërë në emër të kërkimeve pa lënë asnjë shteg procedurial apo kushtetues, e thashë kërkimi ynë është lirimi i zotit Berisha, nuk ka vepër penale, nuk ka akuzë, nuk ka prova, këta kanë vënë trupat e tyre, kjo gjykatë me vendimin e saj. Nuk kemi pasur asnjë lloj përgjigje, herën e fundit kanë sjellë disa dokumente, kemi prova që bëjnë rrugën vajtje ardhje, nuk i pranon SPAK, të bëjnë ekspertim të ri, absolutisht asgjë”, tha Gjokutaj.