Gjatë kohës që është marrë në pyetje nga SPAK Jorgo Goro ia ka kaluar topin tek Drejtoria e Mbrojtes dhe Menaxhimit te Tokes sa i takon tjetërsimit të tokës në Dhërmi. Sipas tij ka kryer veprimet për të cilat ai nuk është në dijeni, por thjesht ka firmosur kthim përgjigjen si titullar institucioni drejtuar Z.V. R.P.P. Vlore, pas përpilimit nga dretoria përkatëse.

Por SPAK thotë se Jorgo Goro në bashkëpunim me Jerasmo Bashin, asokohe drejtor i Mbrojtjes dhe Menxhimit të Tokës në bashkinë e Himarës, pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat.

“Pjesë edhe nga dëshmia e dhënë më herët nga Jorgo Goro i pyetur në cilësin e personit që ka dijeni për rrethanat e cështjes. shtetasi Jorgo Goro shpjegon nder te tjera se:

“.ne lidhje me kerkesen me nr. 19555 prot, date 07.09.2016, nga Zyra Vendore e Registrimit te Pasurive te Paluajtshme Vlorë, Drejtoria e Mbrojtes dhe Menaxhimit te Tokes ka kryer veprimet e saj per te cilat ai nuk eshte ne dijeni, por thjesht ka firmosur kthim pergjigjen si titullar institucioni drejtuar Z.V. R.P.P. Vlore, pas perpilimit nga dretoria perkatese. Pra e gjitha procedura e ndjekur per rastin ne fjale ishte trajtuar nga drejtoria perkatese e cila ka kryer verifikimet perkatese, dhe nga Bashkia Himare ishte kthyer pergjigje me shkrese nr. 2751/1 date 13.09.2016. I pyetur se cfare baze ligjore kishte sherbyer per te si kryetar bashkie, per te konturuar pasurine me numer 36/35, deklaruesi eshte pergjigur se ka nderhyre për te zgjidhur mosmarreveshjet mes shetasve. Kjo kompetence, sipas deklaruesit, parashikohet ne ligjin e veteqeverisjen  vendore dhe konkretisht se ne fushen e sigurise publike, bashkite jane pergjegjese per garantimin e marredhenieve ne komunitet, parandalimin dhe ndermjetesimin per zgjidhjen e konflikteve ne komunitet.

I pyetur ne lidhje me shkresen nr. 2751/1 date 13.09.2016, nga Bashkia Himare, drejtuar Zyres Vendore te Registrimit te Pasurise Vlore, ku eshte shprehur se ne Z.K. 1739-Gjilek nuk eshte kryer procesi i regjistrimit te pare fillestar sistematik (menaxhim) dhe se nuk dispononte (bashkia) harta treguese te registrimit (H.T.R.), duke mos mundur ne kete menyre te shprehen per juridiksionin dhe vendosjen e pronave. ndersa me poshte eshte shprehur mendimi se ka mbivendosje dhe se pronat e Haris Runa dhe Krenar Adilit ndodhen ne zone e konturuar me nr. 36/35, shtetasi Jorgo Goro eshte pergjigjur se ka dhene vetem nje mendim se ku mund te jete prona e shetasit Haris Runa dhe Krenar Adili, me qellim zgjidhjen e konfliktit.

I pyetur nga eshte nisur per te dhene nje mendim per identifikimin me numer te prones se shtetasve Haris Runa dhe Krenar Adili, deklaruesi shprehet se kerkesa me nr. 19555 prot., date 07.09.2016 e Z. R. P.P. Vlore nuk parashikon dhenie mendimi per konturimin e prones se shetasve Haris Runa dhe Krenar Adilit, po ata si institucion kanë shkuar me tej ne pergjigien e tyre kur kanë dhene mendim ge pronat e këtyre shtetasve konturohen ne pasurine me nr 36/35′ thuhet në dosje.