Deputeti Tritan Shehu është shprehur sërish kundër marrëveshjes së Rithemelimit ku bën pjesë me Partinë Socialiste.

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Shehu shkruan se asgjë tjetër nuk është e rëndësishme ndërkohë që Sali Berisha është në arrest shtëpie.

Reagimi i plotë i Shehut:

Burgosja politike e liderit dhe nxjerrja jashtë ligjit e partisë, janë dy masat ekstreme, që regjimet mund të marrin ndaj opozitës!
Sot në Shqipëri jemi ne nivelin e burgosjes politike të Liderit.
Njelloj si ndodhte në Rusi me Navalnin!
Ky eshte elementi kryesor represiv, që duhet vendosur perballë institucioneve europiane.
Edhe në tryezën me reporterët e Parlamentit Europian, edhe në Këshillin e Europës, kudo!
Ashtu si opozita Ruse vendoste e vendos, kur kerkon të drejtat e saj!
Cdo gjë tjetër është irilevante përballë nje akti të tillë anti ligjor, anti kushtetues, anti demokratik, anti europian e shumë “anti” te etjera…
Këtë duhet ta kuptojmë mirë e qartë, nëqoftëse pretendojmë se bëjmë “politikë”!
Politike reale e funksionale, ne sherbim te rikthimit te lirive, demokracise e rruges Europiane e Perendimore te Shqiperisë!
Ndryshe behemi të “pa qenë”!
Reflektim duke ndjekur zhvillimet e sotme!

Kujtojmë se Rithemelimi hoqi dorë nga kaosi 5 mujor në Kuvend pasi u arrit marrëveshja me PS-në, për ngritjen e 2 komisioneve hetimore, njëri për koncesionet në shëndetësi dhe tjetri për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS