Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK.
SPAK ka lëshuar 9 urdhër-arreste, përfshirë kreun e IMT-së, Mariglen Qato dhe Redi Mollën.
Redi Molla është ish-drejtor i UKT, i larguar nga detyra në vitin 2020, ndërsa Qato ish-drejtor i IMT në vitet 2015-2022
Gjithashtu, një urdhër arresti është lëshuar për biznesmenin, Nestor Muhametllari.
Arrestimet janë kryer në kuadër të të ashtuquajturës Dosja 5D, për të cilën opozita ka bërë denoncime të shumta.
Ende nuk ka të dhëna të hollësishme.
Vijon…..