Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet e Shëndetësisë, opozita ka kërkuar dëgjesë me ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu në lidhje me zjarrin në urgjencën e QSUT-së rreth 2 muaj me parë, e cila për pasojë është ende jashtë funksionimit.
Albana Vokshi, deputet e Rithemelimit kërkoi që ministrja e Shëndetësisë dhe drejtoresha e QSUT-së duhet të japin sqarime në lidhje me mosfunksionimin e urgjencës dhe se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Sipas Vokshit pak ditë më parë është hapur një tender me vlerë 300 mijë euro për rikthimin në funksion të urgjencës, ndërsa ende nuk janë dhënë shpjegime se cilat janë pajisjet që janë djegur dhe nuk funksionojnë më.
‘Ta bënim mbledhjen në Urgjencën QSUT-së ka rreth 2 muaj që nuk funksion. Ka rënë dy herë zjarr. Nuk funksionon asnjë aparaturë. Ende pacientët shkojnë nga një spital në një spital tjetër. Para 3 ditësh një tender tjetër është dhënë për të vënë në funksionim të që është djegur dhe shkatërruar. Tenderi është 300 mijë euro. Po shkojnë paratë e Shqiptarëve në një gropë, po jepen para të tjera dhe askush nuk ka ardhur këtu në këtë komision se çfarë e shkaktoi zjarrin e parë. Ishte për shkak të vjedhjeve të 17 mln euro? Pse nuk flitet pse nuk tregojnë, cilat janë pajisjet që janë shkatërruar që janë djegur që nuk funksionojnë më 17 mln euro jo vetëm kosto, por prej dy muajsh nuk vite në funksionim godina.’- tha Vokshi.
Deputetja demokrate Albana Vokshi kërkon që ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu të raportojë në Komisionin e Shëndetësisë për zjarrin në QSUT. Vokshi tha ministrja udhët të raportojë këtë javë dhe s’mund të pritet deri javën e ardhshme.
“Po e përsëris kërkesën që të vijë ministrja bashkë me drejtoreshën e QSUT dhe të raportojnë për zjarrin dhe ende nuk dimë se ca ndodh atje. Duhet ta kishim këtu që ditën e parë. Ka dy muaj që nuk funksionin, a ju vret ndërgjegjja. Komisioni nuk është këtu për ti bërë hije ministres, as që të bëheni zëdhënës, është check and balance. Jo të vini këtu të flisni në emër të ministres. Ku e di kolegu ynë që paska ndodhur një defekt inxhinierik, qenkan informacione të rezervuara vetëm për deputetët e PS. Jeni mjek, duhet të ishit ju të parët që të reagoni. Kryetarja tha që skam kërkuar mocion me pyetje në seancë. Nuk e ka kërkuar. Duhet të vijë brenda javës, s’mund të presim javën tjetër. Duhet këtu të raportohet, përse ka ndodhur, a ka pasur përkeqësim të Shëndetit, a është bërë hetim klinik. Kërkojmë që ministrja dhe drejtoresha të vijnë menjëherë në Komision. Ajo që ka ndodhur te urgjenca është shkak i vjedhjes”, tha Vokshi.
Deputetja vijoi më tej duke sjellë edhe denoncimin e një qytetari se në QSUT të premten në mëngjes kanë ikur dritat për dy orë dhe për pasojë kanë ndërruar jetë 4 pacientë.
‘Ngjarje e rëndë në QSUT. Sipas këtij informacioni një punonjës që punon në QSUT kanë ikur dritat për më shumë se dy orë. Sipas këtij punonjësi ka pasur 4 të sëmurë që kanë humbur jetën, gjatë periudhës që kanë ikur dritat, pasi kanë qenë të intubuar, nuk ka funksionuar linja backup. Nëse ky informacion është i vërtetë do të ishte një skandal shumë i madh. Një spital si QSUT a mund të rri pa drita. A është e vërtetë që të premten në mëngjes duke u gdhirë kanë ikur dritat. Pse s’ka punuar gjeneratori. Ku janë dërguar pacientët.’- tha Vokshi.
Por deputeti Tritan Shehu tha se nuk ka pasur dëme në njerëz, ndërsa kërkoi që të pyetet ministrja e Shëndetësisë lidhur me këtë çështje dhe mosfunksionimin e urgjencës së QSUT, duke thënë se situata e vështirë u arrit të kalohej falë ndihmës së mjekëve reanimatorë.