Apeli i Posaçëm vendosi të lejë në arrest shtëpie Vangjush Dakon.

Pas ndryshimit të masës nga arrest me burg në arrest shtëpiak, prokuroria kërkoi kthimin në burg të Vangjush Dakos.

Kjo kërkesë, u shqyrtua sot në gjykatën e Apelit të Posaçëm.

Prokurori i çështjes deklaroi se në rast se nuk vendoset arresti me burg për Vangjush Dakon atëherë të lihet në fuqi arresti shtëpiak.

Por nga ana tjetër avokatët e Dakos, këmbëngulin se kanë përfunduar afatet edhe për arrestin shtëpiak.