Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla bëri me dije se deputeti Gazment Bardhi ka anuluar të gjitha masat disiplinore që janë ndërmarrë ndaj deputetëve në 3 vitet e fundit.
Në shkresën e firmosur nga Bardhi në cilësinë e kreut të grupit parlamentar theksohet se është vendosur “revokimi i të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature” duke bërë që të përfitojnë edhe 16 deputetë të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, duke mos llogaritur Agron Shehajn i cili është tërhequr vetë nga grupi parlamentar.
Fillimisht Basha më 9 shtator të vitit 2021 përjashtoi nga grupi Sali Berishën dhe përjashtoi 8 deputetë të tjerë pas dhunës së 8 janarit në selinë e PD-së. Konkretisht rikthehen në grupin parlamentar të PD deputetët si më poshtë: 1. Sali Berisha
2. Flamur Noka
3. Edmond Spaho
4. Albana Vokshi
5. Oerd Bylykbashi
6. Tritan Shehu
7. Luan Baç
8. Ina Zhupa;
9. Isuf Çela;
10. Asllan Dogjani;
11. Bujar Leskaj;
12. Edi Paloka;
13. Kastriot Piroli;
14. Lindita Metaliaj;
15. Ludovik Hasanaj;
16. Sorina Koti;