Aventurë e frikshme për Elseid Hysaj dhe vjehrrin e tij. Ndërkohë që të dy gjendeshin në Ferrarin me vlerë 160 mijë euro, mjeti ka shpërthyer në flakë gjëtë ecjes dhe dyert u bllokuan.

Kjo bëri që dyshja të kalonte sekonda paniku dhe tmerri nën sytë e pjesës tjetër të familjes që gjendej në tjetër mjet. Me vjehrrin në timon, makina mori flakë dhe dyert u bllokuan përkohësisht, duke bërë që të dy të mos dilnin me shpejtësi nga mjeti.

Gjithçka ka nodhur mbrëmjen e së hënës, por u raportua vetëm sot. “Fatmirësisht nuk u lëndua askush, i shpëtuam rrezikut”, tha Hysaj për Il Messaggero. Ferrari i tij u shkatërrua, por kjo është gjëja më pak e rëndësishme.

Cfare ndodhi? Hipoteza më e mundshme është se faji që shkaktoi zjarrin e automjetit ishte shkaktuar nga një defekt në prodhim. Një opsion i konfirmuar nga vetë Hysaj dhe për të cilin së shpejti do të ketë hetime dhe reagime për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.