Antraksi apo plasja siç njihet prej blegtorëve është rishfaqur këtë vit në një vatër të re brenda qarkut të Gjirokastrës duke e çuar në 12 numrin e vatrave të klasifikuara për vaksinim në nivel qarku. Fshati “Asim Zeneli” në Gjirokastër u konfirmua si vatër e re e plasjes pas infektimit të katër personave që kishin therur dhe konsumuar një lopë jashtë kushteve të kontrollit veterinar.

Personat e infektuar janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa të gjithë krerët e të imëtave dhe gjedhëve po vaksinohen kundër antraksit. Shërbimi veterinar nuk ka dokumetuar raste të tjera të kafshëve të ngordhura por po mban në mbikqyrje situatën dhe po kryhen rreth 27000 doza vaksinash për rreth 26000 krerë të imëtash dhe gjedhësh ku për gjedhët po aplikohet vaksinim me dy doza.