Një 36-vjeçar shqiptar i burgosur në burgun e Korydallos ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Shqiptari i identifikuar si Daniel Beqiri u dënua me burg nga drejtësia greke pasi përdhunonte vajzën e gruas së tij, të cilën e kishte nga një martesë e mëparshme.
Ishte vajza 25-vjeçare që rrëfeu abuzimin seksual që i bëhej nga njerku i saj shqiptar që nga viti 2013.
Ajo ka dëshmuar se deri në moshën 18-vjeçare dhunohej nga Beqiri, ndërsa pasi arriti në një moshë madhore ishte përdhunuar nga shqiptari.
Sipas mediave greke, 36-vjeçari ka regjistruar momentet e abuzimit seksual me të renë, pamje më të cilat shantazhonte këtë të fundit, nënën e saj dhe të afërm të tyre.
Ai kërkonte dhe merrte dhurata dhe pagesa duke kërcënuar me publikimin e videove seksuale.
36-vjeçari ishte duke u stërvitur në oborrin e burgut të Korydallos, kur papritur i ra të fikët. Menjëherë është lajmëruar ambulanca e cila e ka dërguar në spital 36-vjeçarin, por ai ka ndërruar jetë brenda automjetit.
Nga hetimet paraprake mësohet se vdekja e 36-vjeçarit ka ardhur si pasojë e shkaqeve patologjike ose e përdorimit të tepruar të drogës.
Raporti mjeko-ligjor pritet të zbardhë shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së 36-vjeçarit.